Vrasja tek "5 Maji"/ Vetëdorëzohen dhe 4 djemtë që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2021, 14:38
Vetëdorëzohen edhe 4 djemtë të cilët kanë qenë në tavolinë me viktimën Mehmet Qema, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në lagjen "5 Maji" në Tiranë.
Të dorëzuar janë Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti, Xhuljano Koçi.
Ndërkohë pak orë më parë, pas negociatave me avokatin dhe familjarët u vetëdorëzua në polici edhe autori i dyshuar Marjus Dema, së bashku me një person tjetër që ndodhej në vendngjarje
Motivi i krimit mbetet ende i paqartë ndërkohë që sipas policisë, të dy të rinjtë së bashku me persona të tjerë ndodheshin në një tavolinë dhe dyshohet se po konsumonin lëndë narkotike.
