Marshim paqësor i shoqërisë civile në Elbasan në kujtim të grave të vrara

Vendosën lule të bardha, pranë Gjykatës së Elbasanit, ku Koço Buzo vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij.

Me pankarta, dhe thirrje për të mbrojtur gratë e vajzat, aktivistet thanë se beteja e tyre nuk do të ndalet.

"Ne kemi një jetë për të jetuar dhe ne duhet ta jetojmë atë denjësisht. Askush nuk ka të drejt të na i cënojë atë , të na e dhunojë dhe të na i marrë atë."

Vrasjen e Liljanës në derën e drejtësisë, ja faturojnë shtetit, i cili ka dështuar për të garantuar të drejtën themelore të njeriut, atë të jetës.

"Por vrasja e Liljanës sikurse ajo e Fildeze Hafizi në 2017 janë simboli më ulëritës i dështimit të shtetit sepse ky shtet është dhunues. Ajo u vra nën udhën e drejtësisë dhe vrasja e saj nuk mund të kaloje si numër rendor. Asnjë prej nesh nuk është numër. Liljana pati emër, fytyrë, dëshira, ëndrra të drejta."

Shqipëria ka ratifikuar konventën e Stambollit për mbrojten e grave dhe vajzave në 2012, por sipas aktivistëve institucionet nuk e respektojnë atë e për pasojë viktimat janë shtuar.