Berat/ Arrestohen 4 adoleshentë, qëlluan në ajër me pushkë gjysmë automatike

Policia e Beratit ka arritur të identifikojë dhe arrestojë katër të rinjtë që qëlluan me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme në një zonë malore në fshatin Dubronik.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë krehur zonën, duke bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pushkë gjysmë automatike.


Shtetasit e arrestuar janë L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur M. Z., 17 vjeç.


Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar kannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet, informon policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.