Kërcënuan presidentin italian Mattarella, 11 persona nën hetim, mes tyre 1 shqiptar

Kërcënuan presidentin italian Mattarella, 11 persona nën hetim,

Presidenti italian Sergio Mattarella është kërcënuar dhe fyer për disa muaj radhazi në internet dhe në rrjetet sociale ndërkohë që policia ka arrestuar të martën 11 persona të akuzuar për ngjarjen. Mes tyre është edhe një shtetas shqiptar si dhe një profesor universiteti i lidhur me grupet radikale të djathta. Të akuzuarit rrezikojnë dënime deri në 5 vjet burg.

Policia italiane arrestoi 11 persona në disa qytete të vendit pas një hetimi të nisur në lidhje me fyerjet dhe kërcënimet ndaj  Presidentit të Republikës Italiane Sergio Mattarella.

Autoritetet policore italiane ndaluan personat e dyshuar dhe kryen kontrolle në Romë, Latina, Padova, Bologna, Trento, Perugia, Torino e Verbania, me urdhër të  Prokurorisë. Mes 11 të dyshuarve është dhe një emigrant shqiptar 56 vjecar me iniciale A.K, me profesionin elektricist. Ai mësohet se qëndronte prej shumë vitesh në Genova së bashku me familjen.

Objekti i akuzave i përket periudhës kohore prill 2020 - shkurt 2021, ku policia ka dokumentuar se përmes rrjeteve sociale, të arrestuarit kanë përdorur dhunë verbale, fyerje e deri në urim vdekje për kreun e shtetit italian.

Të akuzuarit janë të moshës nga 45 vjeç deri në 66 vjeç, mes të cilëve dhe një Profesor 53 vjeç, i lidhur ne grupet ekstremiste të platoformës ruse VKontake.

Gjatë hetimit është dokumentuar se tre persona të tjerë janë të lidhur ne grupet ekstremiste të djathta e me aksionet relative të aktiviteti të tyre.

Autoritetet italiane kanë zbuluar se të arrestuarit kanë pasur një strategji të përpunuar për të sulmuar përmes profileve sociale kreun e shtetit italian si dhe rrjetin relacional e zakonet sociale të 11 personave të përfshirë, si dhe  u janë sekuestruar kompjutera, IPad, telefona e instrumente të tjera informatike.

Të gjithë personat e pandehur për këtë çështje, sipas ligjeve italiane rrezikojnë dënime deri në 5 vite burg nëse shpallen fajtorë.