Mesazhi i Meghan Markle: Pandemia ka ndikuar në mënyrë disproporcionale tek gratë me ngjyrë
Në daljen e parë televizive pas intervistës të shumëpërforlur me Oprah Winfrey, Dukesha e Sussex-it ka folur për efektet e pandemisë tek gratë dhe vajzat. Në një video të regjistruar për koncertin e “Global Citizen, Vax Live”, Meghan Markle përcolli mesazhin se pandemia ka ndikuar në mënyrë disproporcionale tek gratë.
"Si kryetarë fushate të Vax Live, unë dhe burri im besojmë se rikuperimi ka përparësi në shëndetin, sigurinë dhe suksesin e të gjithëve, dhe veçanërisht të grave, të cilat janë prekur në mënyrë disproporcionale nga kjo pandemi. Me një rritje të dhunës me bazë gjinore, rritja e përgjegjësisë së punës së kujdesit të papaguar dhe pengesat e reja kanë shënuar regres në këtë periudhë".
Princi Harry i Britanisë iu bashkua shfaqjes në Los Anxhelos, ku performuan yje të muzikës botërore, përfshirë Jennifer Lopez. Ai e vuri theksin tek vaksinime më të shpejta globale, teksa shprehu mbështetje për Indinë që po përballet me një shpërthim shkatërrues të Covid.
"Vax Live: The Concert To Reunite The World" u përcollën video-mesazhe video nga papa Francesku dhe Presidenti Joe Biden, ndërsa shumë yje të Hollivudit si Ben Affleck dhe Sean Penn u shfaqën personalisht në event. Mijëra spektatorë u mblodhën brenda stadiumit gjigant të Los Anxhelos. Shumica e të pranishmëve ishin punëtorë mjekësorë të vijës së parë, shumë prej tyre ishin të veshur me uniforma e tyre.
