Një zonë pyjore sa sipërfaqja e Francës u rigjenerua natyrshëm në 20 vitet e fundit
Rigjenerimi natyral i pyjeve është një nga mënyrat më efikase për të luftuar ndryshimet klimatike. Në këtë përfundim ka dalë një ekip studiuesish të cilat kanë zbuluar se një zonë pyjesh, sa sipërfaqja e Francës, është rigjeneruar natyrshëm në të gjithë botën nga vitet 2000. Pyjet e rigjeneruara kanë potencialin të thithin ekuivalentin e 5.9 gigaton të dioksidit të karbonit - më shumë sesa emetimet vjetore të SH.B.A., sipas grupeve të ruajtjes.
Një ekip i udhëhequr nga Organizata botërore e ruajtjes së bimësisë, përdori të dhëna satelitore për të ndërtuar një hartë të pyjeve të rigjeneruara, përmes ndërhyrjeve të pakta ose pa asnjë të tillë. William Baldwin-Cantello tha se rigjenerimi natyror i pyjeve është shpesh "më i pasur me karbon dhe më i mirë për biodiversitetin sesa pyjet e mbjella nga njeriu".
Por ai tha se rigjenerimi nuk mund të merret si i mirëqenë - "për të shmangur ndryshimin e rrezikshëm të klimës duhet të ndalojmë shpyllëzimet dhe të rigjenerojmë pyjet natyrore", nëvizoi ai.
Pylli Atlantik në Brazil, jep arsye për shpresë, tha studimi, me një sipërfaqe përafërsisht të madhësisë së Hollandës që u rrit sërish që nga viti 2000. Në pyjet boreale të Mongolisë veriore, 1.2 milion hektarë pyje janë rigjeneruar në 20 vitet e fundit, ndërsa pikat e tjera të nxehta të rigjenerimit përfshijnë Afrikën Qendrore dhe pyjet boreale të Kanadasë.
Një nga mënyrat më të thjeshta për të hequr dioksidin e karbonit nga ajri është mbjellja e pemëve. Por shkencëtarët thonë se pemët e duhura duhet të mbillen në vendin e duhur, për tu bërë efektive në uljen e emetimeve të karbonit.