Për herë të parë që nga korriku i vitit të shkuar, Anglia raporton 0 vdekje nga Covid-19
Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar më Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e Covid-19.
Mediat e huaja bëjnë me dije se asnjë vdekje nuk është regjistruar po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete.
Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve.
Lajmi vjen ndërsa të dhënat nga Shëndeti Publik Angli kanë dalë në përfundimin se nga një dozë e vetme e vaksinës së prodhuar nga Oxford / AstraZeneca, individët e kanë 80% më të ulët rrezikut e vdekjes nga COVID-19, krahasuar me ata që nuk kanë marrë asnjë dozë.


