Shikoni videon / Sulmi vdekjeprurës në shkollë, nxënësit hidhen nga kati i tretë për t’i shpëtuar vdekjes

Të paktën 7 nxënës dhe 1 mësues u vranë në një sulm të armatosur, këtë mëngjes, në shkollën e mesme, në qytetin rus Kazan.

Pamjet nga vendi i sulmit, të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë nxënësit teksa hidhen nga kati i tretë i shkollës për t’i shpëtuar të shtënave.  Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Tatarstanit, 21 persona u dërguan në spital me plagë pas sulmit, duke përfshirë 18 fëmijë, gjashtë prej tyre në kujdes intensiv.

Autoritetet thanë se masa shtesë sigurie ishin vendosur në të gjitha shkollat ​​në Kazan, një qytet rreth 700 km në lindje të Moskës.

Policia ka hapur një hetim penal për të shtënat.

Ndërsa të shtënat në shkolla janë relativisht të rralla në Rusi, vitet e fundit ka pasur disa sulme të dhunshme në shkolla, kryesisht të kryera nga studentë.