Shkalla e lindshmërisë në Kinë pëson rënien më të madhe në dekada
Popullsia e Kinës pësoi uljen më të madhe në dekada, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara ditën e sotme.
Shkalla mesatare e rritjes vjetore ishte 0.53% gjatë 10 viteve të fundit, poshtë nga një normë prej 0.57% midis 2000 dhe 2010 - duke e çuar popullsinë në 1.41 miliardë.
Rezultatet shtojnë presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë foshnja dhe të shmangin një rënie të popullsisë.
Rezultatet u njoftuan në një regjistrim një herë në dekadë, i cili fillimisht pritej të dilte në prill.
Regjistrimi u krye në fund të vitit 2020, ku rreth shtatë milionë regjistrues kishin shkuar derë më derë për të mbledhur informacione nga familjet kineze.
Duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të anketuar, ai konsiderohet si burimi më i plotë për popullsinë e Kinës, i cili është i rëndësishëm për planifikimin e ardhshëm.
