Josep Borrell: Rajoni i Ballkanit ka rëndësi strategjike për BE-në
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian janë mbledhur për të diskutuar mbi të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kryediplomati i unionit, Josep Borrell, deklaroi nga Brukseli se: Rajoni i Ballkanit ka rëndësi strategjike për BE-në dhe synimi është që t'i ofrojnë një perspektivë të qartë integrimi.
“Sot nuk do flasim për zgjerimin, por ne jemi në favor të një procesi më aktiv me Tiranën dhe Shkupin"-shtoi ministrja finlandeze.
Edhe ministri sllovak për Çështjet e Jashtme dhe Europiane, Ivan Korçok, kërkoi nga Brukseli një qasje më konkrete ndaj vendeve të rajonit.
"Duhet t'i kushtojmë vëmendje vërtet strategjike këtij rajoni. Fatkeqësisht në 10 vitet e fundit e kemi fokusuar thuajse tërë vëmendjen tonë te zgjerimi. Kjo është absolutisht e drejtë, sepse zgjerimi është instrumenti më transformues që kemi në dorë, por nuk mjafton.
Nuk mund ta transformojmë marrëdhënien tonë me teknikalitete. Nuk duhet të humbasim zemrat e popujve të Ballkanit Perëndimor që pa dyshim e shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Europian."

