Nusja e pazakontë, në vend të fustanit mbretëror zgjedh të tejdukshmin dhe ekspozon të pasmet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2021, 10:42
Shumica e nuseve zgjedhin të mbulohen paksa ditën e martesës, megjithatë një modele bëri krejt të kundërtën.
Modelja MC Rielle thotë se vendosi të ekspozonte të pasmet e saj në ditën e dasmës duke veshur një fustan të tejdukshëm.
Sipas Daily Star, modelja MC Rielle shprehet se nuk sheh asgjë të pazakontë në fustanin e saj të nusërisë.
Modelja shpjegon se donte të shpëtonte nga një fustan martese tradicionale.
Ajo tregon se nuk ka asgjë të pazakontë në fustanin e saj dhe se është normale, për nuset që duan të duken sexy.

