Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt
Këshilli i Bashkimit Europian, 5 ditë para mbledhjes së së sotme të ministrave të jashtëm të BE, i kanë dërguar një letër delegacioneve të vendeve të BE.
Këshilli i Bashkimit Evropian në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur.
Po ashtu në dokument thuhet se duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit europian.
‘"Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.’’- thuhet në paragrafin 21.2.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) po zhvillojnë sot diskutime në Bruksel rreth një angazhimi më të fortë politik të BE-së me partnerët në Ballkanin Perëndimor.
