Gomonia me 4 milion euro drogë nga Shqipëria, zbulohet emri i vlonjatit të arrestuar

 

30-vjeçari me iniciale, E. I nga Vlora, është trafikanti i arrestuar për gomonen me 400 kg kanabis në Itali.

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat jep detaje mbi operacionin e realizuar në bashkëpuniom  me partnerët.

"Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash" thuhet në njoftim.

Gomonia me marijuanë e hashash, me vlerë 4 milionë euro, u kap nga Guardia di Finanza Italiane në detin Adriatik.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shqipëria .Gomonia është pikasur nga roja bregdetare në jug të Brindisit dhe është kapur aps një ndjejkje prej disa minutash nga reparti ajrore detare i Financës Italiane.

Gomonia me 4 milion euro drogë nga Shqipëria, zbulohet emri i

Policia e Shtetit thotë se është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.