Akuzohen për vepra të ndryshme, arrestohen 6 persona në Tiranë

Policia ka arrestuar ditën e sotme 6 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë: K. A., 27 vjeç, pasi është konstatuar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

M. J., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga kanë rënë edhe I. L., 21 vjeç dhe H. S., 20 vjeç,pasi  Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë të ftohta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. S., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.