Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Perspektiva e rajonit në BE e padiskutueshme

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ka postuar foto nga takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropia, shprehet se diskutimi mes zyrtarëve ka ka qenë i frytshëm.

Varhelyi shkruan se sot është konfirmuar se perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhet nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin. Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut  Beograd-Prishtinë“.