Rastet ditore/ 4 viktima, 30 të infektuar dhe 952 të shëruar në 24 orët e fundit

Katër viktima dhe 30 raste të reja nga Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendit tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë rasteve është regjistruar në Tiranë, ku janë infektuar 10 persona. Pas Tiranës vjen Korça me 3 raste, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Statistika (10 Maj 2021)

Raste të reja ditore         30

Të shëruar në 24 orë      952

Të shtruar në spitale      99

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                1444

Testime totale             660,272

Raste pozitive             131,753

Raste të shëruara         118,041

Raste Aktive                 11,296

Humbje jete                  2,416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   9407

Shkodër    327

Fier        263

Korçë                230

Gjirokastër         238

Durrës  183

Vlorë    182

Elbasan     133

Lezhë   100

Berat    89

Dibër     82

Kukës    62