Ishte nisur drejt Italisë, kapet gomonia me drogë nga Shqipëria me vlerë 4 milionë euro
Në detin Adriatik duket se janë kthyer gomonet e drogës, favorizuar dhe nga moti më i mirë që sjell stina e pranverës.
Guardia di Finanza Italiane ka sekuestruar në detin Adriatik një gomone me marijuanë e hashash, me vlerë 4 milionë euro.
Gomonia ishte nisur nga Shqipëria e në pranga është vënë një skafist trafikant shqiptar. Operacioni i kapjes së gomones me drogë është kryer nga Reparti i Guardia di Finanza e Barit në bashkëpunim me atë të Tarantos.
Gomonia është pikasur nga roja bregdetare në jug të Brindisit dhe është kapur aps një ndjejkje prej disa minutash nga reparti ajrore detare i Financës Italiane.
Në gomone u gjetën 400 kg marijuanë e 100 gramë hashash fshehur nën dyshemenë e mjetit lundrues. Në pranga është vënë skafisti shqiptar.
Mendohet se shitja në treg e drogës do të sillte një përfitim prej milionë euro.
Lajmi për kapjen me drogë është dhënë nga mediet lokale të Puglias e nuk ka ende një komunikatë zyrtare të Guardia di Finanza. Rtv Ora është në pritje të një përgjigje zyrtare e detajet e zbardhjes së këtij operacioni.
