Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet shtetasi turk në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 09:04
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një shtetas turk i cili ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
