Po kalonte rrugën, makina përplas 58 vjeçaren në Lushnjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2021, 08:54
Një 58 vjeçare është përplasur nga një mjet teksa po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë.
Sipas njoftimit të policisë mjeti drejtohej nga 18 vjeçari R.R nga Lushnja, ndërsa e plagosura është 58 vjeçarja Ganimete Musaku, sanitare në zyrën e OSSHE.
Mësohet se 58 vjeçarja ndodhet në spital me dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas mjekëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
