U shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Krujë

Një grua mbeti e plagosur në Krujë nga shpërthimi i bombolës së gazit që përdorte për gatim.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 09:20 të së shtunës, 8 maj, në Tapizë.

"Në banesën e shtetasit M.S., ka shpërthyer, aksidentalisht   bombula e gazit, të cilën e përdornin për gatim.Për pasoje është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B" njoftoi policia.

Gruaja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.