Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal, tre të plagosur në aksin Levan-Tepelenë

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë.

Siç mund ta shikoni, mjeti ku udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për mjekim.

"Sot rreth orës 08:25, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull e Madhe, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Varibob. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi A. S., 33 vjeç dhe shtetasja Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.