Kryemadhi uron Natën e Kadrit: Nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2021, 22:09
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar mbrëmjen e sotme besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.
Kryemadhi shkruan në Facebook se në këtë natë të shenjtë Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet dhe i pranon të gjitha lutjet.
“Nata e Madhe e Kadrit është më e bekuara, si nata e shenjtë kur Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Bashkohem në lutje me vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam, për më shumë paqe dhe begati për Shqipërinë dhe çdo familje shqiptare!”
Natën e Kadrit e ka uruar edhe Kryeministri Rama, presidenti Meta dhe kryeparlamenti Ruçi.
