Meta uron besimtarët: Gëzuar Natën e Bekuar të Kadrit, është më e mirë se një mijë muaj

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë lidhur me Natën e Kadrit.

Meta shkruan në Facebook se kjo është një natë e bekuar dhe e zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

Meta: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj. Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi. Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjërimin të gjithë besimtarëve! Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!