"Mori Vlorën", festa e Gjiknurit me trëndafila, tortë e fishekzjarre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2021, 21:15
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për PS-në Damian Gjiknuri ka festuar fitoren e kësaj partie dhe të tijën në këtë qark.
Ai ka zhvilluar një takim festiv me simpatizantë dhe mbështetësit e tij në qarkun e Vlorës.
Gjiknuri: Treguam edhe këtë herë që jemi derë e madhe. Dhe dyert e mëdha nuk i lëshojnë fatet e vendit në duar të gabuara. Vlora nuk u ndal! Shqipëria nuk u ndal!
Festa me trëndafila e koktej u organizua në Lungomare. Dhe nuk kishte si të mos mungonte torta e PS-se.





