Aurela Basha përkujton përvjetorin e 16-të martesës me kreun e Opozitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2021, 21:06
Edhe pas fushatës elektorale, bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela Basha ka kujtuar sot me një foto të veçantë përvjetorin e martesës së tyre.
Për të kujtuar këtë ditë, ka nxjerrë nga arkiva një foto të vjetër të ditës së tyre të dasmës të shkrepur në Dhërmi në një atmosferë romantike.
Aurela Basha, kohët e fundit ka qenë mjaft aktive me postime në rrjetet sociale.
Çifti Basha ka dy vajza, Dafinën dhe Viktorian.


