Sarandë, e godet duke hyrë në ashensor, grabitësi i merr 5 mln lekë kambistit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 20:19
Një kambist në qytetin e Sarandës ka rënë pre e grabitjes pak minuta më parë.
Ngjarja ka ndodhur në Lagjen nr. 4 Kodër të qytetit.
Sipas informacioneve të para, 1 person i maskuar i kanë ngritur “pusi” kambistit në hyrjen e pallatit dhe sapo ka tentuar të hyjë në ashensor, e ka goditur duke i rrëmbyer edhe një shumë parash prej 500 mijë lekë të reja.
"Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash." - nofton policia.
Policia ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat, duke bërë edhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën përreth.

