Përdornin të njëjtin test anti-Covid te disa persona, zbulohet mashtrimi në Indonezi
Punonjës të një kompanie farmaceutike janë arrestuar në Indonezi pasi dyshohet se kanë larë dhe rishitur pajisjet e përdorura të testeve të hundës Covid.
Mediat e huaja shkruajnë se sipas raportimeve të policisë deri në 9,000 pasagjerë në një aeroport në Medan mund të jenë testuar me pajisje që janë përdorur njëherë tek personat.
Kompania shtetërore Kimia Farma thuhet se tani po përballet me një proces gjyqësor të mundshëm të nisur në emër të udhëtarëve. Policia tha se mashtrimi kishte ndodhur që nga dhjetori i kaluar në aeroportin Kualanamu në Medan, Sumatra Veriore.
Policia ka nisur hetimet pas ankesave nga pasagjerët se ata kishin marrë rezultate false të provës pozitive
Media lokale tha se autoritetet kanë shqyrtuar raporte nga 23 dëshmitarë dhe po hetojnë nëse fitimi nga mashtrimi vlerësohet të jetë rreth 1.8 miliardë rupiah (89,700 £; 124,800 dollarë) është përdorur për të financuar ndërtimin e një shtëpie luksoze për një nga të dyshuarit.

