Netanjahut i skadon afati për qeverinë

Izraeli po i drejtohet zgjedhjeve të reja të parakoshme për shkak të një ngërçi politik që kryeministri Benjamin Netanjahu nuk po arrin ta zgjidhë pas pesë garash të njëpasnjëshme. 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, rrezikon ta çojë edhe një herë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, të pestat në dy vitet e fundit.

Presidenti e kishte mandatuar 71-vjeçarin të gjente aleatë të tjerë për qeverisjen, por afati 28-ditor skadoi të mërkurën në mesnatë dhe kryeministri nuk i siguroi dot 61 votat që i duhen.

Netanjahu ka udhëhequr pesë qeveri që nga vitit 1996.

Në zgjedhjet e marsit, partia e tij, "Lëvizja Kombëtare Liberale" fitoi 30 nga 120 vende në parlament, rezultat që ai nuk po arrin ta përmirësojë dot për vite me radhë.

Javë më parë, Netanjahu propozoi si rrugëzgjidhje për ngërçin politik jo më zgjedhjet, por një referendum popullor për kryeministrin.

Presidenti Rojven Rivlin pritet tashmë t'i japë shansin partisë së dytë fituese për qeverinë.

Centristët e partisë "Për të ardhmen" kanë vetëm 17 mandate parlamentare dhe dallime të forta ideologjike me partitë e tjera.