Vrasësi i George Floyd kërkon një gjykim të ri

Derek Chauvin, ish-zyrtari i bardhë policor i dënuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd në qytetin amerikan Mineapolis një vit më parë, ka kërkuar proces të ri gjyqësor.

Ekipi juridik i Derek Chauvin ka paraqitur dokumente gjyqësore që pretendojnë sjellje të pahijshme nga prokurorët dhe juristët.

Chauvin, i cili u kap në video teksa qëndronte i gjunjëzuar në qafën e Z. Floyd për më shumë se nëntë minuta, u shpall fajtor për vrasje me dashje.

Avokati i tij u shpreh se atij i ishte privuar një gjykim i drejtë.

Vendimi i rrallë kundër një oficeri policie u konsiderua një moment historik në historinë racore të SHBA dhe u duartrokit gjerësisht nga Amerikanët. Chauvin do të përballet me 40 vjet burg.