E urdhëroi të hiqte maskën dhe e goditi me çekiç në fytyrë, 31-vjeçarja sulmohet në mes të sheshit

Një grua aziatike u urdhërua të hiqte maskën e saj - dhe pastaj të goditej në kokë me një çekiç - nga një femër tjetër në Times Square.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 8:40 të mbrëmjes kur e dyshuara zezake goditi 31-vjeçaren dhe e detyroi të hiqte maskën, njoftoi policia.

Sulmuesja e goditi 31-vjeçaren me çekiç në anën e majtë të fytyrës, sipas policisë.

Policët gjetën çekanin, por sulmuesja ende nuk është kapur. Incidenti është duke u hetuar si një krim i urrejtjes, thanë autoritetet.

Gruaja e plagosur, e cila ka një adresë banimi në Kaliforni, u trajtua në spitalin NYU Langone, thanë policët.

Pak më shumë se një ditë më parë, një 20-vjeçar sulmoi një çift aziatik jashtë Grand Central Station.

Sulmuesi i bardhë e quajti çiftin "të rrezikshëm" dhe tha, "Ju nuk bëni pjesë këtu" para se të godiste gruan 50-vjeçare në kokë me një thes patate të skuqura, tha policia.

Policët arritën të arrestonin  të dyshuarin, Adam Taversiere.

Taversiere, përballet me dy akuza sulmi .

Ai është arrestuar 22 herë më parë që nga viti 2018 me akuza që përfshijnë grabitje, vjedhje dhe sulm, tha një burim policie.