E rëndë! Aktivisti i opozitës në Azerbajxhan gjendet i vdekur në Stamboll

Aktivisti i opozitës nga Azerbajxhani, Bayram Mammadov, është gjetur i vdekur në Stamboll.  Sipas mediave të huaja, aryset e vdekjes mbeten të paqarta, sakaq mësohet se poloicia tashmë ka nisur hetimet për të zbëluar rrethanat dhe shkaqet.

Mammadov, bashkë me një aktivist tjetër pro-demokracisë, Giyas Ibrahimov, kishte marrë vëmendje të madhe në maj të vitit 2016, pasi e kishte shkruar mbishkrimin “Gëzuar Ditën e Skllevërve” në një monument në Baku për presidentin e ndjerë të Azerbajxhanit, Heydar Aliyev, baba i presidentit të tanishëm, Ilham Aliyev.

Të dy këta aktivistë ishin dënuar me dhjetë vite burgim nën akuzën për marrje me drogë, por që akuzat ishin mohuar nga të dënuarit. Mammadov kishte deklaruar se ishte torturuar për të dhënë dëshmi.

Në mars të vitit 2019, presidenti Ilham Aliyev ia kishte falur dënimin Mammadovit bashkë me 400 persona të tjerë.