Gjermania, Franca dhe Spanja janë gati për planin më të madh të mbrojtjes në Evropë me vlerë 100 mld euro

Gjermania, Franca dhe Spanja kanë rënë dakord të prodhojnë dhe ndërtojnë së bashku avionë luftarakë të përparuar, sipas burimeve në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes.

Është  projekti më i madh i mbrojtjes në historinë e Evropës, me vlerë më shumë se 100 miliardë euro.

Programi ambicioz parashikon prodhimin dhe ndërtimin e avionëve luftarakë të përparuar të gjeneratës së re nga viti 2040 e këtej.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes, e cila ishte një pengesë për marrëveshjen përfundimtare midis tre vendeve, ishin të drejtat e pronësisë së programit, me Gjermaninë që kërkonte qasje të pakufizuar në rezultatet e departamentit të kërkimit.

Sipas një përfaqësuesi të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në fakt, një marrëveshje e barabartë për përdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, në një mënyrë që respekton interesat e të gjitha vendeve të përfshira, është një përparësi kryesore për Berlinin.

Sapo të jepet "drita jeshile", projekti do të duhet të miratohet nga parlamentet kombëtare, me Gjermaninë që synon të përfundojë procesin para zgjedhjeve federale të shtatorit.

Dassault Aviation, Airbus dhe Indra do të luajnë një rol kryesor në planin për të zëvendësuar flotat e tre vendeve Eurofighter dhe Rafale, raporton Kathimerini.