Trump me blog të ri
Pas vendimit të Facebook, për bllokimin e llogarisë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka krijuar një hapësirë të re online, ku mund të postojë komente. Bëhet fjalë për një blog, që i lejon ish-presidentit mesazhe dhe komente nga të tjerët.
Ish-presidenti Donald Trump ka krijuar një blog të ri për të shpërndarë mesazhet e tij, pas bllokimit të llogarive në Facebook, Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale.
Ai ka prezantuar një faqe në internet duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të postojnë komentet e tyre.
Lajmin e ka komentuar edhe një zëdhënës i Twitter, i cili tha se faqja e re e Trump "lejohet për sa kohë që materiali nuk shkel rrregullat e Twitter".
Trump e ka marrë këtë hap para vendimit të gjigantit Facebook, i cili do të vendosë nëse do ta vazhdojë bllokimin e llogarisë së Trumpit në këtë platformë.
Facebook ia ka pezulluar llogarinë më 7 janar, për shkak të komenteve, që sipas udhëheqësve të rrjeteve sociale kanë nxitur dhunë, që më pas ka rezultuar me trazira vdekjeprurëse në Kongresin amerikan.
Rishikimi i vendimit nëse duhet vazhduar me pezullimin e llogarisë do të varet nga Facebook dhe i çështja nuk mund të apelohet.
Ky vendim është duke u shikuar me vëmendje nga politikanët, ekspertët për liri të mediave dhe aktivistë nga e gjithë bota, meqë për disa ky vendim mund të krijojë precedent.
Në ndryshim nga Facebook, platforma tjetër Twitter, e preferuara e Trumpit, ia ka bllokuar atij përgjithmonë llograinë për shkak të konfliktit të armatosur që shpërtheu në Kongres më 6 janar.

