A do të paguanit 1 milion paund në vit për të jetuar këtu? 44-vjeçarja padit avokatin e saj për dyfishimin e faturës së qirasë

Pas shumë vitesh punë dhe kursim, Carole Patterson ishte e lumtur që më në fund do të kishte një shtëpi të sajën.

Por banesa me një vlerë prej 170,000 £ në Londrën e Jugut është bërë makthi i saj më i keq pasi ajo përballet me një faturë vjetore të qirasë tokësore që do i kushtojë  1 milion £ çdo vit.

Carole, 44 vjeçare, është kundër avokatëve të cilët nuk arritën ti tregojnë klauzolat e kushtueshme në kontratat e qirasë.

Kontrata e nënës së dy fëmijëve, nënkupton qiranë e saj vjetore të tokës. Një tarifë e paguar për mirëmbajtjen e tokës, e cila do të dyfishohet çdo pesë vjet.

Pra, ndërsa fatura e saj është rreth 1,050  këtë vit, në 50 vitet e ardhshme  ajo do të duhet të paguajë 1,075,200 paund në vit për të mbajtur shtëpinë, duke u rritur kështu në gjysmë miliardë paund për 100 vjet.

Tre banorë të tjerë jetojnë në të njëjtën ndërtesë, në East Dulwich,  nuk paguajnë asnjë qira toke. Carole thotë se kjo është për shkak se avokatët me gjasë e kanë mashtruar. Për këtë arsye ajo ka paditur  avokatin e saj për dyfishimin e  faturës.