Hapen auditoret për studentët, pas zgjedhjeve hiqet dhe karantinimi 14 ditor me Greqinë

Pas kthimit të gjitmnazistëve në klasa, tani janë studnetët që do I kthehen auditoreve për konsultime e provime.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një konferencë për median përditësoi rregullat për përballimin e pandemisë COVID-19.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Komiteti i Ekspertëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë vendosur hapjen e auditorëve të universiteteve për konsultime dhe gjatë periudhës së provimeve.

Gjithashtu 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit komiteti i ekspertëve tërhiqet nga vendimi i karantinimit të detyruar 14 ditor 

Sipas Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ecuria me përballjen e pandemisë është pozitive, ndaj në bazë të rënies së numrit të të prekurve me Covid-19, i propozoi Komitetit të Ekspertëve heqjen e karantinës 14 ditore për emigrantët e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 Ndërkohë kufizimi i fashës së orarit nga ora 22:00-06:00 do të mbetet në fuqi.