"Ta shkarkojmë, Meta të bëhet precedent!", socialistët mblidhen në komisionin e Ligjeve
Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e 50 deputetëve për shkarkimin e e Ilir Metës nga posti i presidentit.
Deputeti socialist Ervin Bushati tha se Meta duhet bërë precendent.
“Merreni me seriozitet. Një herë e mirë, ky kuvend duhet të vendosë precedentin. Presidenti duhet të jetë larg politikës e të flasë për të gjithë shqiptarët dhe duhet të jetë i pari që ruan ligjin dhe integritetin. Nuk mund të lejohet të përsërisim në të ardhmen aventura të tilla”
Sipas socialistëve presidenti ka cënuar paanësinë politikë dhe deklaratat e tij kanë qenë në shkelje të Kushtetutës dhe është denigruar figura e presidentit.
Ndërkohë presidenti ka kërkuar që të dëgjohet nga Kuvendi më 10 maj.
Në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve ishin
Nikolin Staka
Ediola Braha
Edmond Leka
Vasilika Hysi
Artemis Malo
Klotilda Bushka
Jurgis Çyrbja
Andi Përmeti
Korab Lita
Elena Xhina
Adriatik Alimadhi
Edlira Bode
Ervin Bushati