Gruas në Durrës i djegin makinën natën, dy të shoqëruar

Një automjet në pronësi të një 43-vjeçareje është djegur mbrëmjen e të martës, 4 maj, në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:00, në lagjen nr.17, ku ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "Ford", në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.