"Gjithçka e inskenuar", polici në Lezhë mohon se ka ngacmuar seksualisht të miturën
Polici 62-vjeçar i arrestuar me akuzën se tentoi të abuzojë një 13-vjeçare ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur ngjarjen inskenim. Para kolegëve, Ai mohoi të ketë ngacmuar seksualisht minorenen, denoncimi i të cilës e çoi në pranga.
Efektivi i Policisë së Lezhës, Kolë Kola, i arrestuar me dyshimin se tentoi të abuzojë seksualisht një 13-vjeçare e quan ngjarjen inskenim.
Para kolegëve, ai mohoi të ketë ngacmuar seksualisht minorenen, të cilën siç ka pranuar nuk e njihte më parë, por tentoi ti vijë në ndihmë me kërkesë të saj.
“Kam qenë duke lëvizur me makinë në Ishull-Lezhë dhe e mitura më ka dalë para në rrugë e më kërkuar ta çoj tek një banese në qytetin e Lezhës”.
Me këtë deklaratë ai ka argumentuar edhe faktin që është filmuar nga një kamera sigurie, duke hyrë në një shtëpi bashkë me të miturën.
Aty 13-vjeçarja, sipas denoncimit, pretendon se ai ka kryer veprime të turpshme dhe ka tentuar ta abuzojë.
Sipas pamjeve, vajza ka qëndruar aty për 10 minuta dhe më pas është larguar, ndërsa pas kësaj ngjarje ka bërë denoncimin që çoi në pranga policin për ngacmim seksual.
Ngjarja sipas dosjes hetimore është shënuar më 29 prill, ndërsa efektivi 62-vjeçar i policisë u arrestua pasditen e së martës nga SHÇBA.
Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Lezhë në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë.
Nisur nga kallëzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se efektivi i policisë Kol Kola ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.


