Kubikë me kanabis të fshehur në ullishte, pranga dy të rinjve në Poliçan, në kërkim pronari

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Poliçanit zbuloi gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S, 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.    

Operacioni u konkretizua pasi blutë ishin sinjalizuar mbi kultivimin e bimëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë djalin e pronarit të ullishtes Silvi Selenica, 24 vjeç dhe Kristi Demiraj, 23 vjeç, bashkëpunëtor i tij.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.