Avioni i Turkish Airlines “ndërpret” konferencën Rama – Varherly
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 10:19
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë për tu dorëzuar autoriteteve shqiptare një sasi vaksinash Pfizzer në Rinas, ndihmë nga BE për imunizimin e popullatës në Shqipëri.

Me të zbritur në Rinas u mbajt konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Në një moment zbriti në pistë avioni I linjës “Turkish Airlines dhe Rama e Varhely ndërpriti konferencën.

Deri në fund të gushtit pritet që BE t'i dhurojë Shqipërisë 145 mijë doza vaksinash Pfizer.