Rama “diplomat” në sy të Varhelyi: PD i shtrij dorën pa ndërprerje, e mirëpritur kurdoherë

Kryeministri Edi Rama u tregua "diplomat" siç ia do dhe pozicioni në konferencën e përbashkët me medien me  Komisionerin për Zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, i cili erdhi në Tiranë për ti dorëzuar autoriteteve shqiptare njw sasi vaksinash pfizzer në Rinas, ndihmë nga BE.

Vizita vjen pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk mund të mos mbetej jashtë komenteve situata politike në vend, ku Rama ka marrë mandatin e tretë, ndërsa opozita e akuzon për masakër elektorale. 

Krah komisionerit Varhelyi kryeministri shprehu vullnetin që në mandatin e tretë do të jetë ndryshe nga dy të parët.

“Dua të përsëris që bindja dhe vullneti im është që mandate i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës politike.

PS do ta braktisë llogoren e luftës së vjetër bajate, banale krejt të panevojshme për vendin, e për sa na takon do të fokusohemi tek punët e mëdha për të cilën jemi votuar dhe do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, PD.

PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën si mund të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë para punët dhe patjetër integrimin europian të Shqipërisë."

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit të cilat i dhanë mandatin e tretë të qeverisjes, Rama premton dhe se do të ndryshojë dhe linguistikën e diskursit politik por sa do ia arrijë mbetet për tu parë

"Me ndihmën tuaj besoj se do të qëndroj larg polemikave të kota mes partive, për partitë dhe me partitë. Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial të kalojë në nj nivel tjetër. Mandatin e kemi marrë për ta çuar në majë dhe energjitë dhe koha jonë si shumicë që kemi përgjegjësinë të udhëheqim do të jetë në këtë drejtim"

Ndërkohë eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Bashkimi Europian do të presë me qetësi deri në përmbyllje të ankimit të partive për të dhënë një qëndrim  të qartë për 25 qershorin. Gjithashtu pas rezultateve të përfundimtare atëherë do  të na duhet dhe një Kuvend i plotë për të shtyrë përpara reformat për integrimin.