Bombola e gazit i vë zjarrin banesës në Shkodër, zjarrfikësit ngjiten me shkallë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2021, 11:23
Një banesë në katin e dytë të një pallati në Shkodër është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Garucëve.
Shkaku i zjarrit mësohet se ka qenë shpërthimi i një bombule gazi.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa pasoja të mëdha përveç dëmeve materiale në mjediset e brendshme.

