"Ju kërkoj falje nëse keni marrë mesazhe", kreut të komunës së Tuzit i hakojnë facebookun

Kryetarit të komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i kanë hakuar faqen zyrtare në facebook.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Gjeloshaj, ku sqaron se " gjatë ditës së djeshme është hakuar faqja ime zyrtare në FB, por për fat të mire mbrëmë vonë e kemi rikthyer".

Më tej Gjeloshaj u kërkon falje të gjithë atyre personave që mund të kenë marrë mesazhe nga faqja e tij gjatë kësaj kohe.

"Përveç faqes sime, janë hakuar gjithashtu edhe disa fan page të funksionarëve të ASH si dhe FB faqja zyrtare e Alternativës Rinore.Shpresojmë që sa më shpejt do të rikthejmë kontrollin edhe tek këto faqe" shkruan më tej Gjeloshaj.