Biden: Shpresoj të kem një takim me Putin në qershor

Presidenti amerikan do të udhëtojë në Evropë në qershor, në udhëtimin e tij të parë jashtë që prej zgjedhjes së tij si president i SHBA.

"Shpresoj të takohem  me Vladimir Putin gjatë udhëtimit tim në Evropë në qershor", tha Presidenti  Biden.

Biden planifikon të marrë pjesë në samitin e G7 në Cornwall te  Anglisë, në 11-13 qershor dhe më pas të fluturojë për në Bruksel për t'u takuar me udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në 14 qershor.

Zyrtarët amerikanë po punojnë me homologët e tyre rusë në një takim të mundshëm Biden-Putin.