Dolën për të protestuar kundër taksave, 17 të vdekur dhe 800 të plagosur në Kolumbi

Zyra e Avokatit të Popullit të Kolumbisë ka konfirmuar se të paktën 17 njerëz u vranë në pesë ditë protesta kundër një reforme të propozuar të taksave.

Të paktën 800 vetë u plagosën ndërsa policia u përplas me demonstruesit në qytetet e mëdha të vendit.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe protestuesit kanë akuzuar skuadrat e policisë për përdorimin e forcës së panevojshme.

Reformat, të cilat do të kishin rritur taksat për grupet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tani janë tërhequr, raporton CNN.

Presidenti Iván Duque njoftoi të dielën se masa e diskutueshme do të tërhiqej. Shifrat e viktimave u bënë publike institucionet e Kolumbisë duke përdorur të dhëna të siguruara nga policia dhe zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Ata konfirmojnë raportet nga grupet e të drejtave të njeriut të cilat kishin informuar më shumë se një duzinë njerëzish të vrarë në protesta në qytetet kryesore të Kolumbisë.

Ombudsmani i Kolumbisë, Carlos Camargo, tha se shifra e të vrarëve mund të jetë më e lartë se 17 që ata kanë renditur deri më tani.

Ai tha se zyra e tij kishte marrë raporte për 20 vdekje por nuk kishte qenë ende në gjendje të verifikonte të gjitha raportet.

Zyra e Ombudsmanit të Kolumbisë është një agjenci zyrtare qeveritare e ngarkuar me mbikëqyrjen e mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe civile të qytetarëve.