Tetë luanë rezultojnë pozitivë me Covid-19 në Indi, rastet e para të konfirmuara në llojin e tyre

Tetë luanë në një kopsht zoologjik në  Indi kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në atë që besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji në vend.

Zyrtarët në Nehru Zoological Park thuhet se vendosën të testojnë luanët aziatikë për Covid-19 pasi veterinerët që punonin në kopshtin zoologjik vunë re se felinat kishin simptoma të virusit, duke përfshirë humbjen e oreksit dhe kollitjen.

Testet për Covid-19  të tetë luanëve rezultuan pozitive më 29 prill. Katër meshkuj dhe katër luanë femra, nga 12 gjithsej në zonën prej 40 hektarësh .

Mes një rritjeje të rasteve të koronavirusit në të gjithë Indinë, Parku Zoologjik Nehru mbylli dyert për publikun dy ditë më parë, raporton DailyMail.

Megjithëse rastet e luanëve të prekur me koronavirus besohet të jenë të parat e këtij lloji në Indi, kafshë të prekura nga koronavirusi në kopshtet zoologjike dhe parqet kombëtare kanë qenë të rralla.