Alarm në Londër, sulm me thikë në një qendër tregtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 22:18
Londra është alarmuar ditën e sotme për shkak të një sulmi me thikë në një qendër tregtare. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Brent Cross, ku një burrë u plagos si pasojë e sulmit dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Mësohet se në vendin e ngjarje ka mbërritur menjëherë policia ndërsa njerëzit në panik vrapuan për t’i shpëtuar rrezikut. Sipas pamjeve që u publikuan në rrjetet sociale, incidenti ndodhi në një dyqan të Apple.
Sulmet me thikë në kryeqytetin britanik po shkaktojnë shqetësim, pasi 12 adoleshentë janë vrarë me thikë për katër muajt e fundit.

