Diplomatja e lartë zvicerane në Iran gjendet e vdekur, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe

Sekretarja e parë në ambasadën zvicerane në Teheran u gjet e vdekur ditën e sotme (më 4 maj) pasi ra nga një ndërtesë shumëkatëshe ku ajo jetonte në veri të qytetit, tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës për agjencinë iraniane të lajmeve.

Ministria e jashtme zvicerane (FDFA) tha se një punonjës në ambasadën e saj në Iran kishte vdekur nga një aksident, pa identifikuar viktimën.

"FDFA dhe këshilltari i saj federal Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella familjes," tha ajo.

Zëdhënësi i Shërbimeve të Urgjencës iraniane Mojtaba Khaledi tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar pasi kur ai mbërriti në banesën e saj  vuri re se ajo ishte zhdukur, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.

"Viktima ishte sekretarja e parë e ambasadës zvicerane," i tha Khaledi agjencisë së lajmeve Mehr.

"Shkaku i rënies së saj ende nuk është përcaktuar," i tha ai Fars.

Diplomatja  ishte 51 vjeç, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA.

Zvicra ka përfaqësuar interesat diplomatike të SHBA në Iran që kur Uashingtoni dhe Teherani ndërprenë lidhjet menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.