Covid-19/ Spanja, Greqia dhe Franca do të shtohen në listën e gjelbër të Britanisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 16:23
Zonat e nxehta për pushime Spanja, Greqia dhe Franca 'do të shtohen në listën e gjelbër të udhëtimeve me Britaninë deri në fund të qershorit'.
Sipas mediave të huaja, tashmë britanikët do të udhëtojnë drejt këtyre vendeve pa pasur nevojë që të karantinohen dy javë, kur të kthehen.
Po ashtu pritet që në fund të majit listës së gjelbër t’i shtohet edhe Portugalia e cila është një nga vendet e preferuar për pushime.
Ndërkohë, britanikët që kthehen nga vendet e listës së kuqe do të duhet të karantinohen në hotel për 10 ditë.
Bashkimi Evropian ka në plan të lejojë të lëvizë jashtë kufijve këdo që ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19.

