Britania heq distancimin shoqëror, Johnson: Pas 21 qershorit do të shihet rregullorja anti-Covid
Britanikët këtë verë do ta shijojnë krejt të patrembur nga Koronavirusi. Ndërsa bëhen gati që të hapen plotësisht, kryeministri Johnson tha se më 21 qershor do të shihet edhe rregullorja për qëndrimin 1 metër larg njëri-tjetrit.
Britania ka vendosur t’i heqë rregullat e saj të distancimit shoqëror prej pandemisë së Koronavirusit nga data 21 qershor 2021. Ka qenë vetë kryeministri Boris Johnson që e ka pohuar një veprim të tillë.
"Unë mendoj se kemi një shans të mire për ta hequr rregullin e distancimit mbi një metër," tha Johnson.
Rregullat aktuale të distancimit shoqëror kërkojnë që britanikët të qëndrojnë më shumë se 1 metër larg njeri-tjetrit. Por me vaksinimin masiv që po bëhet në Britani, zyrtarët dhe ekspertët e shëndetit janë të lumtur që po shkojnë drejt hapjes. Më herët janë zhvilluar edhe aktivitete të rëndësishme kulturore jashtë, për të kulmuar në atë që ekspertët po e cilësojnë një verë krejt normale.
Ndërkohë, ekspertët britanikë janë shprehur kundër udhëtimeve ndërkombëtare dhe turizmit, sepse, sipas tyre, kjo do të ndikonte që në vend të hynte ndonjë variant i ri i Koronavirusit.
